BE-ja me ndihmë të re humanitare për Rripin e Gazës
- - Bashkimi Evropian sot e dërgoi dërgesën e parë me ndihmë humanitare për Rripin e Gazës përmes Qipros deri në portin e përkohshëm amerikan, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian.
- Post By Fitore Curri
- 13:29, 17 maj, 2024
Bruksel, 17 maj 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian sot e dërgoi dërgesën e parë me ndihmë humanitare për Rripin e Gazës përmes Qipros deri në portin e përkohshëm amerikan, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Ai shtoi se porti ka filluar me punë qysh dje.
Dërgesa e parë evropiane përmes portit të ri të ndërtuar është donacion nga Rumania. KE-ja i mbulon shpenzimet për këtë dërgesë, ndërsa BE-ja ka hapur qendër logjistike në Qipro për të drejtuar rrjedhën e ndihmës për palestinezët.
Nga fillimi i këtij viti, BE-ja i ka siguruar Rripit të Gazës më shumë se 2.000 tonë ndihmë.
Sipas KE-së është e nevojshme që edhe në rrugë tokësore të mund të shpërndahet ndihmë deri në Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe përmes pikave të kontrollit Kerem Shallom dhe Rafa.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të sigurojë qasje të vazhdueshme përmes pikave të reja, për shembull përmes vendkalimit Erec dhe portit Ashdod. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s