• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja konvokon takim krize: Në Turqi do të dërgohen ekipe për kërkim dhe shpëtim

BE-ja konvokon takim krize: Në Turqi do të dërgohen ekipe për kërkim dhe shpëtim

Bruksel, 6 shkurt 2023 (MIA) - BE-ja do të thërrasë një takim krize të Përgjigjes së Integruar të Krizave Politike (IPCR) për tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Në takim do të diskutohet për koordinimin e masave mbështetëse të BE-së për rajonet e goditura, raporton Bi-Bi-Si.

Takimet e IPCR-së zakonisht përfshijnë institucionet përkatëse të BE-së dhe përfaqësues nga të gjitha shtetet anëtare.

BE-ja njofton se do të formojë dhe dërgojë ekipe kërkim-shpëtimi në Turqi, ndërsa njëherit në dispozicion do të vendosë edhe shërbimet e sistemit satelitor Kopernik.

Më herët, kreu i diplomacisë evropiane, Zhozep Borrell dhe komisari i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç, deklaruan se BE-ja është e gatshme të ndihmojë të prekurit në Siri përmes programeve të saj të ndihmës humanitare.

Në tërmetin e fuqishëm të sotëm në Turqinë jugore, me fuqi prej  7.8 ballë  të shkallës Rihter, i cili shkaktoi dëme serioze edhe në Sirinë fqinje, të paktën 2.300 persona kanë vdekur deri më tani.

Shefi i Agjencisë turke për Menaxhim me Katastrofat dhe Gjendjet e Jashtëzakonshme deklaroi se në atë vend kanë humbur jetën të paktën 1.498 njerëz, ndërsa 8.533 janë lënduar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR