• e premte, 27 dhjetor 2024

BE-ja ka vendosur sanksione ndaj organizatave dhe individëve në Iran

BE-ja ka vendosur sanksione ndaj organizatave dhe individëve në Iran

Bruksel, 20 shkurt 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian vendosi sot sanksione të reja kundër Iranit, duke synuar dy organizata dhe 32 individë, duke përfshirë ministra të kulturës dhe arsimit, zyrtarë të inteligjencës dhe ligjvënës, të akuzuar për lidhje me dhunën kundër protestuesve.

BE-ja tha se kishte ngrirë pronat e dy organizatave dhe 32 zyrtarëve dhe u kishte ndaluar hyrjen në BE për shkak të përfshirjes së tyre në "shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Iran".

Irani është përballur me një valë protestash që nga mesi i shtatorit, të cilat filluan pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia për shkelje të kodeve të rrepta të veshjes. Protestat janë bërë një nga sfidat më serioze për teokracinë e Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Sipas aktivistëve iranianë, të paktën 529 njerëz u vranë në demonstrata dhe autoritetet arrestuan më shumë se 19,700 njerëz. Disa persona të lidhur me protestat janë ekzekutuar. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR