• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE-ja ka vendosur një ndalesë për fluturime për "Sautvind erllajns" turke për shkak të lidhjeve të saj me Rusinë

BE-ja ka vendosur një ndalesë për fluturime për

Bruksel, 1 prill 2024 (MIA) - BE-ja ka vendosur ndalesë për fluturime të linjës ajrore turke "Sautvind erllajns" në territorin e Unionit, për shkak të “shqetësimeve rreth strukturës së pronësisë dhe kontrollit operacional të kompanisë” bazuar në njohuritë se është në pronësi të subjekteve nga Rusia.

Linja ajrore "Sautvind erllajns", e cila kryesisht kryen fluturime të brendshme dhe linja nga Turqia në Rusi, gjithashtu kishte linja ajrore në disa vende evropiane, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë, Gjermaninë, Greqinë, Italinë, Moldavinë dhe Zvicrën, si dhe në Lindjen e Mesme dhe Kazakistanin.

Kompania është me seli në Antalia, ndërsa si pronare e saj është regjistruar kompania turke “Cortex Havajilik ve Turizam Tijaret”.

Kompania është me seli në Antalia, ndërsa si pronare e saj është regjistruar kompania turke “Kortels Havaxhilik ve Turizam Tixharet”.

Në datën 28 ​​të muajit të kaluar, BE-ja i informoi të gjitha vendet anëtare të Unionit se po futet ndalesë e fluturimeve të "Sautvind erllajns" në territorin e bllokut bazuar në Rregulloren e Këshillit Evropian për masat kufizuese në lidhje me aktivitetet e Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë (Nr. 833/2014). Një njoftim i tillë erdhi pasi tre ditë më parë autoritetet e aviacionit të Finlandës e ndaluan kompaninë të fluturonte mbi territorin finlandez.

Sipas kreut të agjencisë finlandeze të transportit Trafikom, Jarko Sarimaki, vlerësimet e tyre tregojnë se "një pjesë e konsiderueshme e pronësisë dhe kontrollit efektiv nuk është e individëve apo kompanive turke".

“Kemi arritur në përfundimin se linja ajrore dhe kontrolli i saj janë të lidhura me lojtarë rusë”, tha Sarimaki për revistën e specializuar turke “Turizam Gunxhel”.

Pas vendimit të BE-së, Shoqata e operatorëve turistikë rus tha të shtunën kumtoi se po anulohen fluturimet e "Sautvind erllajns" deri në enklavën ruse Kaliningradi sepse aeroplanët duhej të fluturonin nëpër territorin e BE-së.

Fluturimet sezonale dhe çarter gjatë sezonit veror këtë vit nga Aeroporti i Shkupit do të jenë deri në: Antalia, Bodrum, Hurgada, Enfida, Xherba dhe Monastir, me linjat ajrore - Anadolu Jet, AMC Airlines, BH Air, Freebird dhe Nouvelair. ls/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR