BE-ja ka vendosur mekanizëm të ri për të kufizuar çmimin e naftës ruse
- BE-ja nga sot fillon me zbatimin e mekanizimit të ri automatik dhe dinamik për përshtatjen e çmimit të naftës ruse, kumtoi Komisioni Evropian.
Bruksel, 15 janar 2026 (MIA) - BE-ja nga sot fillon me zbatimin e mekanizimit të ri automatik dhe dinamik për përshtatjen e çmimit të naftës ruse, kumtoi Komisioni Evropian.
"Kufizimi i ri i çmimit për naftën ruse është 44,10 dollarë për fuçi, duke filluar nga 1 shkurti. Duke filluar nga 15 janari, kontratat e vjetra të lidhura sipas kufirit të mëparshëm të çmimit mund të zbatohen për 90 ditë", theksohet në kumtesën.
Komisioni thekson se në përputhje me pakon e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, çmimi maksimal i naftës ruse është ulur nga 60 në 47,60 dollare, duke paralajmëruar edhe një mekanizëm të ri automatik dhe dinamik për përcaktimin e kufijve të ardhshëm të çmimit të energjencave.
"Mekanizmi i ri siguron që kufizimi është gjithmonë 15 për qind më i ulët se çmimi mesatar i tregut të naftës Urals në periudhën e mëparshme referuese 22-javore", shtohet në kumtesën.
Sipas KE-së, kufizimi i të ardhurave ruse nga energjencat ka qenë vazhdimisht dhe do të mbetet një përparësi kyçe për BE-në, me qëllim dobësimin e aftësisë së Moskës për të zhvilluar agresionin e saj të paligjshëm ushtarak në Ukrainë.
G7 në vitin 2022 krijoi Koalicionin për kufizimin e çmimit të kaftës dhe vendosi një mekanizëm për të kufizuar çmimet e naftës dhe derivateve të naftës ruse që transportohet përmes detit.
Bazuar në këtë, kompanive të BE-së u lejohet të sigurojnë transport detar dhe shërbime të tjera për naftën dhe derivatet e naftës ruse vetëm nëse ato shiten në ose nën kufijtë përkatës të çmimeve.
“Ky mekanizëm është projektuar posaçërisht për të ushtruar presion shtesë mbi të ardhurat nga nafta të Rusisë, ndërkohë që mban të qëndrueshme tregjet globale të energjisë përmes furnizimit të vazhdueshëm”, shtoi Komisioni. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s