• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja e shënon Ditën evropiane të kujtimin e viktimave të terrorizmit

BE-ja e shënon Ditën evropiane të kujtimin e viktimave të terrorizmit

Bruksel, 11 mars 2024 (MIA) - Në Ditën evropiane të kujtimit të viktimave të terrorizmit i përkujtojmë të gjithë viktimat e sulmeve terroriste, pavarsisht nëse janë në territorin e BE-së apo jashtë kufijve evropianë, kumtoi Komisioni evropian me rastin e Ditës evropiane të kujtimit për viktimat e terrorizmit - 11 mars.

"Këtë vit kjo ditë ka domethënie të veçantë sepse shënojmë përvjetorin e sulmit në Madrid dy dekada më parë. Kujtimi i viktimave do të mbetet i gjallë. Ai do të shërbejë si një kujtim prekës i ndikimit të përhershëm të terrorizmit", thuhet në deklaratë.

Eurokomisioni theksoi më tej se me unitet të palëkundur i mbron vlerat e BE-së për paqe, respektit dhe solidaritetit dhe nuk do të lejojë terroristët të fusin frikë dhe urrejtje në shoqërinë evropiane.

"Komisioni mbetet i vendosur në angazhimin e tij për luftën kundër terrorizmit. Në vitin 2020, Komisioni propozoi një agjendë kundër terrorizmit për t'i mundësuar BE-së të parashikojë, parandalojë, mbrojë dhe t'i përgjigjet më mirë kërcënimeve terroriste. Që atëherë, është arritur shumë përparim, veçanërisht në trajtimin e përhapjes së përmbajtjes terroriste në internet. Heqja e kësaj përmbajtjeje, duke përfshirë pamjet e sulmeve të postuara në internet, është kyçe për mbrojtjen e dinjitetit dhe mirëqenies së viktimave dhe parandalimin e radikalizimit", thotë Eurokomisioni.

Në deklaratë kujtohet se nga dhjetori i vitit 2023, pas hyrjes në fuqi të Rregullores së BE-së për përmbajtjen terroriste në internet, janë lëshuar më shumë se 300 urdhëresa për heqjen e përmbajtjeve terroriste në internet.

"Por, lufta kundër terrorizmit do të thotë dhe të qëndrohet prapa viktimave të tij. Komisioni është fuqishëm i përkushtuar për të mbështetur viktimat ndërsa ato rindërtojnë jetën  e tyre. Sipas Strategjisë së BE-së për të Drejtat e Viktimave (2020-2025), ne e pranuam se viktimat e terrorizmit kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje të specializuara. Përmes nismave të tilla si Qendra e BE-së e ekpertizës për Viktimat e Terrorizmit, ne sigurojmë zbatimin efektiv të rregullave të BE-së për të drejtat e viktimave dhe rrisim ndërgjegjësimin për të drejtat dhe nevojat e viktimave të terrorizmit", shtohet në deklaratë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR