• e martë, 12 nëntor 2024

BE-ja kërkon “transparencë të plotë” gjatë numërimit të votave në Venezuelë

BE-ja kërkon “transparencë të plotë” gjatë numërimit të votave në Venezuelë

Bruksel, 29 korrik 2024 (MIA) - Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Zhosep Borel i bëri thirrje Venezuelës që të sigurojë “transparencë të plotë në procesin zgjedhor”, pasi presidenti Nikolas Maduro shpalli rizgjedhjen në një votim kontrovers.

“Populli i Venezuelës votoi në mënyrë paqësore dhe në numër të madh për të ardhmen e vendit të tyre. Vullneti i tyre duhet respektuar. Sigurimi i transparencës së plotë në procesin zgjedhor, duke përfshirë numërimin e detajuar të votave dhe qasjen në të dhënat e votimit në qendrat e votimit është me rëndësi jetike”, tha Borel në një postim në X.

 

QËNDRONI TË LIDHUR