• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja kërkon që autoritetet e Venezuelës të ndalojnë me "kanosjet gjyqësore" ndaj opozitës

BE-ja kërkon që autoritetet e Venezuelës të ndalojnë me

Bruksel, 6 gusht 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian ka porositur sot Qeverinë e Venezuelës që të ndalojë të targetojë liderët e opozitës pasi autoritetet hapën hetim penal kundër kundërshtarëve të cilët kontestojnë rizgjedhjen e presidentit Nikolas Maduro.

"Kjo duhet të ndalet. U bëjmë thirrje autoriteteve që të ndalojnë këtë fushatë të frikësimit të opozitës dhe frikësimit nga procese gjyqësore", ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Saab, mbrëmë kumtoi se zyra e prokurorit të shtetit fillon procedurë penale kundër liderëve të opozitës Maria Korina Maçado dhe Edmundo Gonzalez të cilët kontestojnë rezultatet e zgjedhjeve të 28 korrikut.

Saab deklarioi se hetimi kishte të bënte me "nxitjen e policisë dhe ushtrisë për të mos iu bindur ligjit".

Dje liderët e opozitës lëshuan një letër ku u bëjnë thirrje forcave të sigurisë të "rreshtohen me popullin" dhe të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve që sipas tyre "ata i kanë fituar".

Pohimet e presidentit Nikolas Maduro se ka marrë mandat të tretë në votimet e 28 korrikut ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin gjatë javës së kaluar, duke kërkuar që Maduro të tërhiqet dhe të respektohet fitorja e Gonzalezit.

Forcat e sigurisë se Venezuelës kanë filluar të targetojnë autorët e dyshuar të krimeve të dhunshme gjatë protestave në një operacion të quajtur "knock-knock" që grupet mbështetëse thonë se ka për qëllim të ngjall frikë tek protestuesit.

Maduro dhe funksionarët e tjerë e reklamuan operacionin si një mjet për të targetuar ata që qëndrojnë pas dhunës së protestave të cilët i përshkruan si "kriminelë fashistë".

"Operacioni çuk- çuk është emri i vendosur nga disa zëdhënës të qeverisë, joformalisht gjatë përshkallëzimit të represionit", tha Gonzalo Himiob, nënkryetar i grupit të personave ligjor Foro Penal. Kjo quhet çuk- çuk sepse është trokitja në derë që bie në orët e para të mëngjesit”, tha ai. Foro Penal dje ka konfirmuar 1.010 arrestime, ndërsa grupi amerikan Hjuman rajts uoç publikoi se të paktën 20 persona janë vrarë. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR