• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE-ja kërkon armëpushim të menjëhershëm për të ndaluar dhunën në Gazë dhe Izrael

BE-ja kërkon armëpushim të menjëhershëm për të ndaluar dhunën në Gazë dhe Izrael

Bruksel, 11 maj 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm për të ndalur operacionet izraelite në Gazë dhe raketimin e Izraelit.

"Kërkojmë armëpushim të menjëhershëm të përgjithshëm, që do t'i japë fund operacioneve ushtarake izraelite në Gaza dhe raketimit kundër Izraelit, gjë që është e papranueshme. E drejta humanitare ndërkombëtare duhet të respektohet”, theksoi kreu i BE-së për politikë të jashtme, Zhosep Borell. 

Raketa e gjuajtur nga Rripi i Gazës sot në qytetin Rehovot në Izraelin qendror vrau një person dhe plagosi të paktën dy persona, njoftoi policia izraelite. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR