• e premte, 27 dhjetor 2024

BE-ja i vazhdoi sanksionet ndaj Shtetit Islamik dhe Al Kaedës edhe për një vit

BE-ja i vazhdoi sanksionet ndaj Shtetit Islamik dhe Al Kaedës edhe për një vit

Bruksel, 23 tetor 2023 (MIA) - Këshilli për Punë të Jashtme i BE-së sot mori vendim për vazhdimin e masave  kufizuese ekzistuese ndaj grupeve terroriste Shtetit Islamik dhe Al Kaedës, si dhe ndaj personave fizikë dhe juridikë, organizatave, kompanive dhe subjekteve të lidhura me to, edhe për një vit deri më 31 tetor të vitit 2024.

Për momentin, siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, këto sanksione kanë të bëjnë për 14 individë dhe pesë entitete. 

Me masat, të sanksionuarve u ngrihen prona në BE, ndërsa personave dhe subjekteve nga Unioni u ndalohet  të vënë në dispozicion mjete, financa apo resurse ekonomike. Gjithashtu, personave fizikë u ndalohet hyrja në territorin e Unionit.

Siç theksoi BE-ja, këto masa kufizuese autonome janë komplermentare me ato të vendosura kundër Shtetit Islamik dhe Al-Kaedës nga Këshilli i Sigurimit i KB-së. 

 Në mënyrë shtesë, Këshilli edhe për një vit, deri më 31 tetor të vitit 2024, i vazhdoi edhe masat kufizuese të vendosura ndaj një personi për shkak të situatës në Burundi.

Personit të caktuar i është ngrirë prona në BE dhe i është ndaluar hyrja apo kalimi tranzit nëpër vendet anëtare të Unionit, ndërsa qytetarëve dhe kompanive nga blloku u është ndaluar të vënë mjete në dispozicion.

 Më 25 tetor të vitit 2022, Këshilli nga lista hoqi tre persona të sanksionuar, ndërsa masat ndaj të katërtit i vazhdoi edhe për një vit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR