• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja i paralajmëroi Francën, Italinë dhe vende të tjera për shpenzim të tepruar

BE-ja i paralajmëroi Francën, Italinë dhe vende të tjera për shpenzim të tepruar

Bruksel, 19 qershor 2024 (MIA) - Pritet që Bashkimi Evropian sot t'ua tërheq vërejtjen pothuajse 10 qeverive përfshirë edhe Francën dhe Italinë, për shkak të shpenzimeve të tyre të mëdha pasi që rregullat e reja buxhetore kanë hyrë në fuqi këtë vit..

Kjo do të jetë hera e parë që Brukseli ua tërheq vërejtjen pasi që BE-ja i suspendoi rregullat pas pandemisë e Kovidit në vitin 2020 dhe krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, sepse shtetet i kanë mbështetur bizneset dhe amvisëritë me para publike.

Komisioni Evropian sot do t'i publikojë vlerësimet për buxhetet dhe ekonomitë e 27-të vendeve të BE-së dhe me siguri do të theksojë se rreth 10 vende, duke përfshirë edhe Belgjikën, Francën dhe Italinë kanë deficit më të lartë se tre për qind. Qëllimet janë se borxhi i shtetit nuk mund ë jetë më i lartë se 60 për qind e prodhimit nacional, me deficit publik - mungesën mes të ardhurave shtetërore dhe shpenzimeve - jo më shumë se tre për qind.

Pushteti ekzekutiv i BE-së u kërcënua se do të fillojë procedura për deficit të rritur, që e fillon procesin që e detyron vendin të mbingarkuar me borxhe të negociojë për planin me Brukselin që të kthehet në rrugën e duhur. Hapi i tillë duhet të miratohet nga ministrat e financave të BE-së në korrik.

Vendet që nuk do ta përmirësojnë situatën, teorikisht mund të gjobiten nga 0.1 për qind të briuto prodhimit vendor (BPV) në vit, derisa nuk ndërmerren masa për zgjidhjen e kundërvajtjes.

Vendet e BE-së me koeficientët më të lartë të deficitit në raport me BPV-në vitin e kaluar janë Italia (7.4 për qind), Hungaria (6.7 për qind), Rumania (6.6 për qind), Franca (5.5 për qind) dhe Polonia (5.1 për qind).

Sipas rregullave të reja, vendet me deficit të tepruar duhet ta ulin atë me 0.5 pikë çdo vit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR