• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE-ja i ka vazhduar sanksionet kundër Sirisë deri në qershor të vitit 2025

BE-ja i ka vazhduar sanksionet kundër Sirisë deri në qershor të vitit 2025

 Bruksel, 28 maj 2024 (MIA)  - Bashkimi Evropian sot njoftoi se do ta vazhdojë periudhën e sanksioneve ndaj qeverisë siriane dhe mbështetësve të saj deri në qershor të vitit 2025, transmetuan mediat britanike.

 Vendet anëtare të BE-së bënë të ditur se edhe më tej "thellësisht të shqetësuar" për situatën në Siri, ku 316 individë dhe 86 organizata janë subjekt i sanksioneve evropiane, duke përfshirë ngrirjen e llogarive të tyre dhe ndalesa për udhëtim.

 "Pas më shumë se 13 vitesh, konflikti mbetet një burim vuajtjeve dhe pasigurie për popullin sirian dhe rajonin", theksohet në kumtesën e  Këshillit Evropian.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR