• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja i ka dënuar ashpër përleshjet në veri të Kosovës

BE-ja i ka dënuar ashpër përleshjet në veri të Kosovës

Bruksel, 26 maj 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian konsideron se zgjidhje politike afatgjatë për komunat e veriut mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real nën lehtësimin e tij ndërmjet të gjitha palëve, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës.

Këtë e ka theksuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, pas zhvillimeve të sotme në veri, ku ka dënuar ashpër dhunën. 

"Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEKS. EULEKS-it duhet t'i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të qetësuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet. Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së", ka theksuar Blinken. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR