• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja e vazhdoi mbrojtjen e refugjatëve ukrainas deri në vitin 2026

BE-ja e vazhdoi mbrojtjen e refugjatëve ukrainas deri në vitin 2026

Bruksel, 25 qershor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian sot e vazhdoi periudhën e mbrojtjes së përkohshme të refugjatëve ukrainas deri më 4 mars të vitit 2026.

"Rusia dita ditës e terrorizon popullin ukrainas me bombardimet e saj. Ata që ikin nga agresioni rus mund të vazhdojnë të mbështeten në solidaritetin tonë", tha sekretarja e shtetit belg për Refugjatët dhe Migracionin Nikol de More, e cila po kryeson negociatat për zgjatjen e masës.

Ukrainasit që ikën në BE pas pushtimit rus në vitin 2022, ishin nën mbrojtje emergjente pasi disa vende anëtare të BE-së vendosën regjime për pranim të përkohshëm për masa të mëdha njerëzish. Planet ekzistuese siguronin mbrojtje deri në mars të vitit 2025.

Propozimi synon të shmangë procedurat e gjata kombëtare të azilit kur përpunohen rastet e një numri të madh të personave të zhvendosur. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtën e ndihmës sociale, strehimit, aksesit në arsim dhe leje pune, ndër të tjera.

Komisioni Evropian publikoi se pothuajse 4,2 milionë ukrainas aktualisht jetojnë në BE sipas këtyre rregullave, ndërsa numri më i madh i njerëzve janë pranuar në Gjermani-1,2 milionë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR