• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja e përshëndeti zgjedhjen e Qeverisë së re malazeze, pret vazhdimin e reformave

BE-ja e përshëndeti zgjedhjen e Qeverisë së re malazeze, pret vazhdimin e reformave

 Bruksel, 31 tetor 2023 (MIA) - BE-ja e përshëndet konstituimin e Parëamentit të ri të Malit të Zi dhe zgjedhjen e qeverisë së re, nga e cila me padurim pçret që shpejt të tregojë kapacitetin dhe përkushtimin e saj në zbatimin e reformave lidhur me anëtarësimi drejt Unionit në një afat më të shkurtër të mundshëm, bëri të ditur Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS).

 "Gjithashtu, presim që Mali i ZI ta ruajë rekordin e pandërprerë për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së", shtohet në njoftim.

EEAS gjithashtu i "inkurajon" të gjithë aktorët politikë në Mal të Zi që të përqendrohen në ndërtimin e konsensusit mbi aktivitetet prioritare të nevojshme për përparimin  e rrugës të vendit drejt BE-së, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës për përmbushjen e  përcaktuesve të përkohshëm të kapitujve 23 dhe 24, veçanërisht për emërimet kyçe në drejtësi dhe për zbatimin e reformave të shtyra prej kohësh. 

 "Bashkimi Evropian e vlerëson përkushtimin e Malit të Zi në rrugën e tij strategjike drejt anëtarësimit në BE, që është dëshira e shumicës dërrmuese të qytetarëve malazezë, shtohet në mesazhin e EEAS.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR