• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE-ja e përshëndeti rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite

BE-ja e përshëndeti rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite

Bruksel, 11 mars 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian "e përshëndeti marrëveshjen e paralajmëruar për rivendosje  të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Mbretërisë së Arabisë së Bashkuar dhe Republikës Islamike të Iranit dhe i gëzohet zbatimit të saj", deklaroi zëdhënësi për Politikë të Jashtme të Unionit, Peter Stano. 

Ai në deklaratë shtoi se BE-ja i njeh përpjekjet diplomatike të cilat sollën këtë hap të rëndësishëm.

Për BE-në, Arabia Saudite dhe BE-ja janë "kryesore për sigurinë e rajonit, ndërsa rivendosja e marrëdhënieve të tyre dypalëshe mund të kontribuojë për stabilizim të rajonit në tërësi". 

“Promovimi i paqes dhe stabilitetit dhe arritja e deeskalimit të tensioneve në Lindjen e Mesme më të gjerë janë prioritetet kryesore për BE-në. BE-ja mbetet e gatshme të angazhohet me të gjithë aktorët në rajon në një qasje graduale dhe gjithëpërfshirëse dhe me transparencë të plotë”, paralajmëroi Stano. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR