• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE-ja e ndryshoi vendimin që "menjëherë" ta ndëpresë ndihmën për palestinezët

BE-ja e ndryshoi vendimin që

Bruksel, 9 tetor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian e ka ndryshuar paralajmërimin e eurokomisarit të vet për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhei se "menjëherë" do të suspendohet ndihma për zhvillim të palestinezëve pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Në vend të kësaj, BE-ja njoftoi se urgjentisht do të bisedojë për këtë temë.

"Në këtë moment nuk do të ketë ndërprerje të pagesave", thuhet në kumtesën e Komisionit Evropian.

Kjo vjen pesë orë pasi eurokomisari Varhei tha se të gjitha pegesat nga programi për zhvillim për palestinezët "menjëherë do të ndërpriten".

Tani për tani nuk është dhënë sqarim për këtë kthesë. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR