• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja e miratoi pakon e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

BE-ja e miratoi pakon e dhjetë të sanksioneve  ndaj Rusisë

Bruksel, 25 shkurt 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian miratoi pakon e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë - në përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Mbrëmë diplomatët në Bruksel kanë bërë të ditur se sërish nuk janë pajtuar për atë çështje.

Megjithatë, kryesia e rradhës suedeze e Këshillit të BE-së më pas postoi në Tuiter se kishte rënë dakord për një pako të re sanksionesh, duke synuar ekonominë ruse dhe kompanitë iraniane që mbështesin luftën kundër Ukrainës.

“Ka kaluar një vit nga pushtimi brutal dhe i paligjshëm rus i Ukrainës. Sot BE-ja miratoi pakon e dhjetë të sanksioneve, e cila përfshin, në veçanti, kufizime më të rrepta në eksportin e teknologjisë dhe mallrave potencialisht me përdorim të dyfishtë, masa kufizuese që synojnë personat fizikë dhe juridikë që mbështesin luftën, përhapin propagandë ose furnizojnë dronë të përdorur nga Rusia në luftë, si dhe masa kundër dezinformimit rus”, thuhet në kumtesë.

Masat ndëshkuese të miratuara mbrëmë përfshijnë kufizime të reja për eksportet evropiane në Rusi me vlerë prej 11 miliardë euro dhe ngrirjen e pronave të tre bankave dhe një sërë kompanish në vend, si dhe të furnizuesve iranianë të dronëve për Moskën. Lista përmban gjithsej 120 emra, por ata do të mbeten sekret derisa të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Sanksionet e reja u miratuan pasi Polonia përfundimisht tërhoqi kundërshtimet e saj mbrëmë vonë. Kryeministri polak Mateush Moravjecki e përshkroi pakon e re si shumë të dobët gjatë një vizite në Kiev, ku i dorëzoi Ukrainës katër tanket e para kryesore luftarake Leopard të prodhimit gjerman, të premtuara nga vendi i tij në Ukrainë.

"Polonia nuk mori asgjë," thanë disa diplomatë. Njëri prej tyre saktësoi se vendi doli me një deklaratë të njëanshme se çfarë do që të përmbajë pakoja e ardhshme e sanksioneve.

Pozicioni i Polonisë u kritikua nga shumë vende të tjera, të cilat thanë se po "dënonte Evropën".

Polonia tashmë bllokoi miratimin e pakos së nëntë të sanksioneve në dhjetor. Më pas, kryeministri polak Mateush Moravjecki tërhoqi kundërshtimet e vendit të tij ndaj samitit të BE-së.

Sanksionet e reja do të hyjnë në fuqi sot, njoftoi DPA. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR