• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja e dënon vendimin e Izraelit për zgjerimin e lagjeve hebraike në Bregun Perëndimor

BE-ja e dënon vendimin e Izraelit për zgjerimin e lagjeve hebraike në Bregun Perëndimor

Bruksel, 7 mars 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian ka dënuar miratimin e planeve për të ndërtuar më shumë se 3.426 banesa për zgjerimin shtesë të vendbanimeve të paligjshme hebraike në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe i bën thirrje Izraelit ta tërheqë këtë vendim, kumtoi zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano në postim në Iks.

"BE-ja rithekson se vendbanimet janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe paraqesin pengesë për paqen, pasi kërcënojnë zgjidhjen e themelimit të dy shteteve. Për më tepër, zgjerimi i vendbanimeve është plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e vazhdueshme për të zvogëluar tensionet, gjë që është edhe më e rëndësishme para fillimit të festave të ardhshme fetare Ramazan, Pesah dhe Pashkë", thuhet në reagim.

Stano thekson se qëndrimi i BE-së mbetet i pandryshuar dhe nuk do të njohë kurrfarë ndryshimi të kufijve nga para vitit 1967, përfshirë këtu edhe në lidhje me Jerusalemin, përveç atyre të dakorduara mes palëve. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR