• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE-ja e dënoi dëbimin e ambasadorit francez nga Nigeri

BE-ja e dënoi dëbimin e ambasadorit francez nga Nigeri

 Bruksel, 29 gusht 2023 (MIA) – Bashkimi Evropian e dënoi dëbimin e ambasadorit francez nga Nigeri, Silven Ito dhe i shpreh mbështetje të plotë, bëri të ditur sot Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme.

 "Vendimi i puçistëve për ta dëbuar ambasadorin francez është një provokim i ri që assesi nuk mund të ndihmojë të gjendet një zgjidhje diplomatike për krizën aktuale", theksohet në kumtesë dhe shtohet se BE-ja nuk e njeh dhe nuk do ta njohë juntën që mori pushtetin në Niger me grushtin e shtetit më 26 korrik.

 Junta ushtarake e Nigerit të premten e urdhëroi ambasadorin francez Ito të largohet nga vendi brenda 48 orëve.

 Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Nigerit, ky vendim është marrë pjesërisht për shkak të refuzimit të Itos të vijë në takim me shefin e diplomacisë nigeriane të emëruar nga junta, por edhe për shkak të aktiviteteve të tjera të Qeverisë franceze, të cilat janë në kundërshtim me interesat e Nigerit".

 Presidenti francez Emanuel Makroni dje gjatë prezantimit të prioriteteve të politikës së jashtme të Francës, deklaroi se ambasadori Ito do të qëndrojë në Niger edhe krahas presionit në të cilin është ekspozuar nga ana e liderëve të puçit ushtarak, duke përsëritur në kët rats mbështetjen për presidentin e rrëzuar nigerian Mohamed Bazumi.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR