• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja do të organizojë konferencë donatorësh për Sirinë dhe Turqinë

BE-ja do të organizojë konferencë donatorësh për Sirinë dhe Turqinë

Bruksel, 8 shkurt 2023 (MIA) – BE-ja planifikon që në muajin mars të organizojë konferencë donatorësh për të mobilizuar ndihmën ndërkombëtare për Sirinë dhe Turqinë me qëllim përballjen me pasojat katastrofike të tërmeteve që goditën dyja vendet, tha shefja e BE-së, Ursula fon der Lajen.  

"Tani po garojmë me kohën për të shpëtuar jetë së bashku. Së shpejti do të sigurojmë ndihmë humanitare, së bashku. Turqia dhe Siria mund të konsiderojnë në BE-në”, shkroi Fon der Lajen në Tuiter. Ajo informoi se nikoqirë të konferencës do të jenë ajo dhe Ulf Kristerson, kryeministri i Suedisë i cili për momentin kryeson me Unionin.

BE kumtoi se konferenca do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm në Bruksel në koordinim me autoritetet turke "për të mobilizuar mjete nga bashkësia ndërkombëtare për mbështetje të popujve" të dy vendeve.

"Askush nuk duhet të lihet vetëm kur një tragjedi e tillë godet njerëzit", tha Fon Der Lajen.

Aktiviteti do të jetë më qëllim të koordinohet reagimi ndërkombëtar ndaj katastrofës dhe "do të jetë e hapur për vendet anëtare të BE-së, vendet fqinje, anëtaret e KB-së" dhe kreditorët ndërkombëtarë, thekson Unioni.

 

QËNDRONI TË LIDHUR