• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja do të investojë 90 milionë euro në projekte për mbrojtjen e truallit

BE-ja do të investojë 90 milionë euro në projekte për mbrojtjen e truallit

Bruksel, 26 shtator 2023 (MIA) - Komisioni evropian solli vendim për investim të 90 milionë eurove në zbatimin e 17 projekteve të reja hulumtuese, si pjesë e Marrëveshjes për truallin në Evropë, kahëzuar drejt ripërtëritjes dhe mbrojtjes së truallit për mundësim të prodhimit të qëndrueshëm të ushqimit të shëndetëshëm, mbrojtjes së llojllojshmërisë biologjike, ndërtimit të rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike dhe për realizim të qëllimeve të konstatuara me Marrëveshjen e gjelbër evropiane.

Në 17 projektet e zgjedhura janë përfshirë 314 pjesëmarrës nga 32 vende, mes të cilave nga anëtare të BE-së, nga shtetet e përfshira në programin "Horizont Evropa" - Izraeli, Kosova, Norvegjia, Serbia dhe Turqia, si dhe nga Britania e Madhe, Kanadaja, SHBA-ja dhe Zvicra.

Në mesin e pjesëmarrësve të përfshirë në projekte janë universitetet, institucionet hulumtuese, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, kompani më të mëdha, organizata joqeveritare dhe organe të pushtetit lokal, të cilat do të punojnë në ripërtëritjen dhe mbrojtjen e trullait deri në vitin 2030.

Projektet që do të realizohen përfshijnë hulumime dhe invoacione për mbrojtjen e truallit, ulje të mbeturinave nga përpunimi i ushqimit, shfrytëzimi i mbetjeve në prodhimtari, testimi i përmirësuesve organik të truallit dhe të plehrave artificiale, sigurimi i indikatorëve për matje të biodiversitetit të truallit, identifikimi i burimeve të ndotjes së truallit, menaxhimi i qëndrueshëm me tokën në rajonet urbane dhe rurale, ulja e emetimeve të gazrave që e shkaktojnë efektin e kopshtit të qelqtë, si dhe për ulje të djegies, deponimit dhe përmirësimit të shfrytëzimit të materieve të ushqyeshme nga bio-mbeturinat.

Këto 17 projekte u zgjodhën nga ekspertë të pavarur mes 71 projekteve të paraqitura në konkursin e publikuar në vitin 2022.

Me implementimin e projekteve, prej të cilave disa tashmë kanë filluar me realizim, do të kryesojë Agjencia evropiane hulumtuese (REA). ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR