• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja dhe Zelanda e Re nënshkruan marrëveshje për tregti të lirë

BE-ja dhe Zelanda e Re nënshkruan marrëveshje për tregti të lirë

Bruksel, 9 korrik 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian dhe Zelanda e Re nënshkruan marrëvehsje për tregti të lirë që, sipas Brukselit, duhet të rezultojë me rritje të këmbimit tregtar për 30 për qind në dhjetë vitet e fundit.

Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen e përshëndeti dokumentin "ambicioz" dhe të "baraspeshuar".

"Për ne Zelanda e Re është partnere kyçe në Rajonin indo-paqësor dhe kjo marrëveshje na afroi akoma më shumë", theksoi Lajen.

Kryeministri i Zelandës së Re, kris Hipkins beson se marrëveshja përmban "përfitime të mëdha" për të dyja palët.

Me Marrëveshje, eksporti vjetor nga BE-ja mund të rritet për 4,5 miliardë euro, ndërsa investimet e BE-së në Zelandë të Re potencialisht mund të rriten deri 80 për qind. Duke filluar nga viti i parë i zbatimit, doganat për kompanitë nga BE-ja mund të ulen për rreth 140 milionë euro në vit.

Marrëveshja u arrit në qershor të vitit 2022, pas katër viteve negociata.

BE-ja është partnerja e tretë tregtare e Zelandës së Re, ndërsa tregtia bilaterale gjatë viteve të kaluara vazhdimisht po rritet në mënyrë që vitin e kaluar arriti pothuajse 9,1 miliardë euro.

Marrëveshja prë tregti të lirë do t'i liberalizojë dhe lehtësojë tregtinë dhe investimet dhe do të promovojë marrëdhënie më të afërta ekonomike, që do të hapë mundësi të konsiderueshme ekonomike për bizneset dhe konsumatorët nga të dyja palët.

Marrëveshja tani duhet të miratohet nga Parlamenti evropian dhe ratifikuar nga Zelanda e Re. Më pas të dyja palët duhet të njoftohen mes veti për përfundimin e procedurave të veta të brendshme dhe marrëveshja më pas mund të hyjë në fuqi. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR