• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE-ja dhe Tunizia nënshkruan Memorandum për mirëkuptim, mes prioriteteve edhe emigracioni ilegal

BE-ja dhe Tunizia nënshkruan Memorandum për mirëkuptim, mes prioriteteve edhe emigracioni ilegal

Bruksel, 17 korrik 2023 (MIA) - Eurokomisari për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varheji dhe sekretari shtetëror i Ministrisë tuniziane të Punëve të Jashtme, emigracion dhe diasporë, Munir Ben Raxhiba nënshkruan Memorandum për mirëkuptim, i cili paraqet marrëveshje politike për pako gjithpërfshirëse të partneritetit mes BE-së dhe Tunizisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit, që u mbajt mbrëmë në Tunizi, morën pjesë presidenti tunizian, Kais Said, kryetare e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen dhe kryeministrat e Italisë dhe Holandës, Xhoxhia Meloni dhe Mark Rute.

Siç kumtoi Komisioni evropian, memorandumi hapë kapitull të ri në marrëdhëniet mes BE-së dhe Tunizisë dhe do të zbatohet përmes kahjeve të ndryshme të bashkëpunimit.

Memorandumi për mirëkuptim bazohet në pesë shtylla bashkëpunimi dhe atë, sigurimi i stabilitetit makroekonomik, rritjes së tregtisë dhe investimeve, tranzicionit drejt energjisë së gjelbër, përforcimit të kontakteve mes njerëzve dhe luftës kundër emigracionit ilegal.

Dialogu i përforcuar politik në kuadër të Këshillit për asociim BE-Tunizi para fundit të vitit do të ofrojë mundësi për jetësim të sërishëm të lidhjeve politike dhe institucionale, me qëllim të përballjes së përbashkët me sfidat e përbashkëta ndërkombëtare dhe ruajtjes së rendit të bazuar në rregulla, shtohet në kumtesë.

Siç paralajmëroi Fon der Lajen, BE-ja është "e gatshme ta mbështesë TUnizinë me mobilizim të ndihmës makrofinanciare, menjëherë sapo të përmbushen kushtet e nevojshme", pa dhënë mët epër hollësi.

Fon der Lajen maujin e kaluar informoi se Komisioni evropian po mendon për ndihmë maksofinanciare për Tunizinë deri 900 milionë euro plus "deri 150 milionë eruo mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore".

Tunizia, së bashku me Libinë, Algjerinë dhe Marokon, është një prej pikave nisëse të rutës ilegale për transport të emigrantëve drejt BE-së përmes Detit Mesdhe. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR