• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

BE-ja dhe SHBA-ja janë në anët e kundërta në KB për rezolutën për Ukrainën

BE-ja dhe SHBA-ja janë në anët e kundërta në KB për rezolutën për Ukrainën

Nju-Jork, 24 shkurt 2025 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot duhet të shënojnë përvjetorin e tretë të luftës në Ukrainë me një thirrje për kthimin e paqes, por ka edhe një betejë e pasigurt diplomatike nëse do të votohet për tekstin e propozuar nga Ukraina me mbështetjen e BE-së, apo për propozimin e SHBA-së.

Ndryshim kyç midis rezolutës së propozuar nga Ukraina, me mbështetje nga BE-ja kërkon në mënyrë eksplicite tërheqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të forcave ruse, përderisa në propozimin e SHBA-së nuk përmendet "pushtim i Rusisë" ose "integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht".

Propozimi ukrainas i konfirmon rezolutat paraprake të KB-së, kërkon përfundimin e pushtimit rus dhe tërheqjen e menjëhershme dhe të plotë të pakushtëzuar të forcave ruse dhe bën thirrje për qetësim, ndërprerjen e armiqësive dhe një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Përderisa rezoluta amerikane është më e përgjithshme, shpreh "keqardhjen për shkak të humbjes tragjike të jetëve"" apelon për "përfundim të shpejtë të konfliktit" dhe përsërit se qëllimi kryesor i KB-së është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve dhe "apelon fuqishëm për një fund të shpejtë të konfliktit dhe për paqe të qëndrueshme midis Ukrainës dhe Rusisë".

Edhe krahas presionit nga SHBA-ja, Ukraina refuzoi ta tërheq draft-rezolutën e saj për të cilën do të votohet sot nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së.

Republika e Maqedonisë së Veriut është bashkë-sponzor i propozim-rezolutës së SHBA-së për Ukrainën. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR