• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE-ja dhe SHBA-ja angazhohen për thellimin e bashkëpunimit energjetik

BE-ja dhe SHBA-ja angazhohen për thellimin e bashkëpunimit energjetik

Bruksel, 4 prill 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken, pas takimit të sotëm me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel në Bruksel, theksoi se kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit në energjetikë dhe ulje të varësisë nga inporti i karburanteve ruse.

"Marrëdhëniet BE-SHBA asnjherë nuk kanë qenë më të fuqishme", theksoi Blinkeni.

Ai shtoi se SHBA-ja vitin e kaluar ka eksportuar 56 miliardë metra kub gaz natyror në Evropë, që është 40 për qind e importit evropian, informon BTA.

Blinkeni shprehu kënaqësinë që BE-ja deri më tani ka siguruar 13 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, si dhe dhjetëra miliarda euro ndihmë ekonomike dhe humanitare për Kievin. Ai theksoi se Rusia do të mbetet pa para vitin e ardhshëm për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. 

"Para më shumë se një viti, (presidenti rus Vladimir) Putin e filloi shkatërrimin e Ukrainës dhe duket i vendosur të vazhdojë me gjakderdhjen dhe shkatërrimin brutal. Putini vazhdon ta thellojë luftën, ndërsa nuk arrin asgjë. Kërcënimet bërthamore dhe dërgimi i armëve bërthamore në Bjellorusi përfaqësojnë kërcënim direkt për sigurinë evropiane", theksoi Boreli. 

Ai theksoi se me Blinkenin kanë biseduar edhe për rolin e Kinës dhe shkeljen e qartë të Kartës së KB-së nga ana e Rusisë. 

"Kina ka detyrim moral të kontribuojë për paqe të drejtë në Ukrainë. Kina nuk mundet të mbështesë agresion ushtarak, kjo është porosia jonë dërguar Pekinit", bëri të ditur Boreli. 

Ai shtoi se sot në Pekin janë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe presidenti francez Emanual Makron dhe paralajmëroi se edhe ai javën e ardhshme do të udhëtojë për në Kinë.

"Qartë i thamë Pekinit se qëndrimi për krimet ruse të luftës do ta përcaktojë cilësinë e marrëdhënieve tona", përfundoi Boreli. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR