• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit të shqetësuar për shkak të marrjes së licencës së biznesit Klan Kosovës

BE-ja dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit të shqetësuar për shkak të marrjes së licencës së biznesit Klan Kosovës

Prishtinë, 29 korrik 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit e shprehën shqetësimin e tyre për shkak të vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për marrjen e licencës së biznesit televizionit  Klan Kosova.

Ata vlerësuan se kjo mund të ketë pasoja për pluralizmin mediatik në Kosovë.

BE-ja dhe Kuinti, i cili përbëhet nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia, paralajmëruan se presin proces korekt dhe transparent për zgjidhjen e situatës.

"Jemi shumë të shqetësuar se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralizmin mediatik në Kosovë. Marja e licencës së çdo medie është një hap domëthënës që kërkon shqyrtim rigoroz. Liria e shprehjes dhe informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike", thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dje ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Kompanive ka refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova për vendimin për pezullimin e licencës së biznesit të këtij televizioni dhe se tani parashtruesi i kërkesës mund të bëjë padi në gjykatë sepse rasti është mbyllur në kuadër të Ministrisë. fc/

Fotografia: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR