• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE-ja deri më tani ka ngrirë pronë ruse në një vlerë prej 13,8 miliardë euro

BE-ja deri më tani ka ngrirë pronë ruse në një vlerë prej 13,8 miliardë euro
Pragë, 12 korrik 2022 (MIA) – Bashkimi Evropian deri më tani ka ngrirë pronë të oligarkëve, individëve dhe kompanive ruse në një vlerë prej 13,8 miliardë euro. Në "listën e zezë" të BE-së, momentalisht janë 98 kompani dhe organizata, si dhe rreth 1.600 individë për një rol të caktuar rus në Ukrainë. “Deri më tani kemi sekuestruar pasuri të oligarkëve dhe subjekteve në një vlerë prej 13,8 miliardë euro, që është shumë", deklaroi komisari evropian për Drejtësi Didier Rejnders. Pjesa më e madhe, mbi 12 miliardë, është e ngrirë në pesë vende anëtare.  “Duhet të vazhdojmë t'i bindim të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë", tha Rejndersi pas takimit me ministrat e drejtësisë të BE-së në Pragë. Sipas tij, kur të përfundojë vera, pritet një marrëveshje përfundimtare politike për mjete të reja ligjore që duhet të parandalojnë anashkalimin e sanksioneve në nivel të të gjithë Unionit, gjë që tani nuk është kështu. Një politikë që ka për qëllim të parandalojë shmangien  e sanksioneve duke transferuar pasuri tek anëtarët e pasanksionuar të familjes mund të hyjë në fuqi në vjeshtë. ar/        

QËNDRONI TË LIDHUR