• e premte, 12 korrik 2024

BE-ja dërgon aeroplanë për ndihmë në shuarjen e zjarreve pyjore në Shqipëri

BE-ja dërgon aeroplanë për ndihmë në shuarjen e zjarreve pyjore në Shqipëri

Bruksel, 10 korrik 2024 (MIA) - Pas kërkesës së Shqipërisë për ndihmë në përballjen me zjarret pyjore në Komunën Dropull, Komisioni Evropian mori vendim që përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së të dërgojë katër aeroplanë nga Greqia që të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit, njoftoi sot zëdhënësi i KE-së për ndihmë humanitare dhe menaxhim me kriza Balash Ujvari.

"Komisioni Evropian qëndron në dispozicion për dërgimin e ndihmës shtesë nëse është e nevojshme në terenin e Shqipërisë ose në vende të tjera", shtoi Ujvari.

Ai përkujtoi se këtë verë Eurokomisioni formoi flotë për shuarjen e zjarreve nga 28 aeroplanë dhe katër helikopterë, si dhe ekipe prej 556 zjarrfikësve nga 12 anëtare, të cilat janë stacionuar në mënyrë strategjike në vendet kyçe në 10 vende në Evropë dhe janë të gatshëm nëse është e nevojshme tu ndihmojnë ekipeve lokale zjarrfikëse në përballjen me zjarret. 

Два лета од Бриндизи треба да полетаат денеска и утре со 55 тони производи донирани од ЕУ за Светската програма за храна. Дополнително, следната недела од Букурешт треба да полетаат уште три

Sipas KE-së, situata në teren në Shqipëri ka treguar shenja të përmirësimit gjatë natës, por Qendra koordinuese për përgjigje gjatë rasteve urgjente të BE-së vazhdon me kujdes ta ndjekë situatën në rast se nevojitet mbështetje shtesë. 

Në lidhje me këtë vendim, eurokomisari për menaxhim me kriza, Janez Lenarçiç porositi se BE-ja është e gatshme nëse është e nevojshme ta mbështesë Shqipërinë edhe me ndihmë shtesë në përballjen me zjarret. 

"Zjarret pyjore nuk njohin kufij. BE-ja mobilizoi aeroplanë zjarrfikës nga Greqia që t'i mbështesë ekipet lokale në Shqipëri në luftën e tyre kundër zjarreve pyjore", shtoi Lenarçiç. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR