• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja arriti një suficit tregtar prej 158 miliardë eurosh në tregtinë e mallrave me SHBA-në në vitin 2023

BE-ja arriti një suficit tregtar prej 158 miliardë eurosh në tregtinë e mallrave me SHBA-në në vitin 2023

Bruksel, 11 mars 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian vitin e kaluar ka arritur suficit prej 158 miliardë eurosh në tregtinë e mallrave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi sot Eurostat në ueb faqen e tij.

Në vitin 2023, BE eksportoi mallra në SHBA për 502 miliardë euro, ndërsa importoi mallra për 344 miliardë euro.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian importoi naftë të papërpunuar nga SHBA-ja për 42,4 miliardë euro, që është një rritje prej 11,4 për qind krahasuar me vitin 2022, si dhe produkte mjekësore dhe farmaceutike për 32,5 miliardë euro, që është 36,6 për qind më shumë në raport me 2022.

BE importoi gaz natyror nga SHBA-ja për 26,9 miliardë euro, që është një rënie prej 44,8 për qind krahasuar me vitin 2022.

Rënia e tillë e vlerës së eksporteve vjen si pasojë e rënies së madhe të çmimit të benzinës, e jo uljes së sasisë së importit të gazit nga SHBA, i cili u rrit për 14 për qind në bazë vjetore.

SHBA-ja është partneri më i madh i Bashkimit Evropian në eksportin e mallrave, me pjesëmarrje prej 19,7 për qind, si dhe partneri i dytë më i madh pas Kinës në importe, me pjesëmarrje prej 13,7 për qind. ls/

foto:piksabej

 

QËNDRONI TË LIDHUR