• e shtunë, 06 dhjetor 2025

BeH: Pesë të lënduar rëndë në incidentin e armatosur tek kampi i emigrantëve në Blazhuj

BeH: Pesë të lënduar rëndë në incidentin e armatosur tek kampi i emigrantëve në Blazhuj

Sarajevë, 27 maj 2025 (MIA) - Pesë persona kanë marrë lëndime të rënda në incidentin e armatosur mbrëmë midis grupeve kriminale pranë kampit të emigrantëve në Blazhuj afër Sarajevës. Siç konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme në Kantonin e Sarajevës për portalin Klix.ba në Qendrën klinike të Sarajevës janë pranuar gjashtë persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Midis të lënduarve është edhe një shtetas i Pakistanit dhe pesë persona nga Afganistani.

Policia vazhdon me kërkimet intensive për të gjithë pjesëmarrësit në incident, ndërsa terreni është kontrolluar tërësisht me dron nga ana e policisë.

Gjatë natës janë marrë në pyetje disa persona si dëshmitarë, përderisa disa janë arrestuar dhe ndodhen në ambientet e Departamentit të policisë pranë MPB-së me statusin e të dyshuarit. rq/

Foto: arkivi/ilustrim

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR