BeH: Një nxënës qëlloi një punonjës në një shkollë në Lukavec; i mituri është arrestuar
- Një punonjës në shkollën fillore “Lukavac Grad” në Federatën e BeH-së është plagosur rëndë nga të shtënat që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm. Siç kanë konfirmuar për Klix.ba, të shtënat janë kryer nga një nxënës i mitur, të cilin policia e ka vënë nën kontroll.
Sarajevë, 14 qershor 2023 (MIA) - Një punonjës në shkollën fillore “Lukavac Grad” në Federatën e BeH-së është plagosur rëndë nga të shtënat që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm. Siç kanë konfirmuar për Klix.ba, të shtënat janë kryer nga një nxënës i mitur, të cilin policia e ka vënë nën kontroll.
Sot në mëngjes rreth orës nëntë në shkollën fillore “Lukavac Grad” ka pasur të shtëna me armë zjarri në të cilën sipas informacioneve fillestare është lënduar rëndë një punonjës. Ende nuk është konfirmuar se për kë bëhet fjalë saktësisht, duke qenë se sipas disa informacioneve është qëlluar një pedagog, e sipas të tjerave një mësuese.
Këtë informacion e ka konfirmuar për Klix.ba kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliq, duke treguar se të shtënat janë kryer nga një nxënës. Sipas tij, policia e ka vënë menjëherë nën kontroll dhe ka ndaluar sulmuesin e mitur.
Gjithashtu, është gjetur edhe arma me të cilën e ka kryer sulmin.
Portali i Sarajevës Kliks jozyrtarisht mëson se bëhet fjalë për një nxënës i cili është transferuar nga një shkollë fillore në tjetrën për shkak të sjelljes së keqe.
Policia ende nuk ka bërë të ditur detaje për rastin, duke bërë të ditur se nga terreni po mblidhen informacione operative. ls/
Foto: Gugëll Map