• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Begaj uron Ruten: Me të Aleanca do të jetë e fuqishme, e bashkuar dhe gjithpërfshirëse

Begaj uron Ruten: Me të Aleanca do të jetë e fuqishme, e bashkuar dhe gjithpërfshirëse

Tiranë, 1 tetor 2024 (MIA) - Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, e uroi Mark Ruten për emërimin në funksionin sekretar i përgjithshëm i NATO-s, duke shprehur bindje se "nën kryesimin e tij, Aleanca do të jetë e fuqishme, e bashkuar dhe gjithpërfshirëse".

"Shumë urime për Mark Ruten, sekretar i përgjithshëm  i NATO-s! Jam i sigurt se nën kryesimin e tij NATO do të jetë gjithpërfshirëse, e bashkuar, e fuqishme", qëndron në urimin e publikuar në platformën X.

Zgjedhjen e Rutes e uroi edhe ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani, i cili në rrjetin social X shkroi se lidershipi i Rutes do të jetë "me rëndësi thelbësore për përforcimin e mëtutjeshëm të Aleancës", duke cekur më pas se kjo është koha kyçe për unitet transaltantik.

"Urime për Mark Ruten për marrjen e rolit sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Lidershipi juaj do të jetë thelbësor për përforcimin e mëtutjeshëm të Aleancës sonë në kohë kyçe për unitetin transatlantik", shkroi Hasani.

Mark Rute sot zyrtarisht e mori funksionin e shefit të NATO-s nga pararendësi i tij, Jens Stoltenberg. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR