• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Begaj nuk do të marrë pjesë në darkën e liderëve nga Ballkani Perëndimor të organizuar nga Micotakis

Begaj nuk do të marrë pjesë në darkën e liderëve nga Ballkani Perëndimor të organizuar nga Micotakis

Tiranë, 18 gusht 2023 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj e ka refuzuar ftesën e kryeminstrit grek Kiriakos Micotakis, për një darkë informale që do të zhvillojë në Athinë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Begaj ka refuzuar të marrë pjesë në takim për shkak të axhendës së përcaktuar më herët, sipas një përgjigje për mediat nga presidenca.

“Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotakis, i ka derguar një ftesë presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë. Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që kryeministri grek Micotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”, transmetojnë mediat shqiptare.

Prezencën e tyre në darkën joformale e kanë konfirmuar kryeministrat e Maqedonisë dhe të Kosovës, Dimitar Kovaçevski dhe Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, presidenti malazezi Jakov Milatoviq dhe kryetarja e Këshillit të ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Kristo. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR