• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Begaj nënshkroi dekret me të cilën mbledhja konstituive e parlamentit të ri shqiptar do të mbahet më 12 shtator

Begaj nënshkroi dekret me të cilën mbledhja konstituive e parlamentit të ri shqiptar do të mbahet më 12 shtator

Tiranë, 8 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj sot ka firmosur dekretin për mbledhjen e parë konstituive të parlamentit të riq, doli nga zgjedhjet 11 majit, do të mbahet më 12 shtator.

"Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane", shkroi Begaj në Fejsbuk.

Në bazë të rregullores për punë të shtëpisë ligjvënëse, mbledhjen e parë do t audhëheqë deputeti më i moshuar në parlament.

Sipas të dhënave, deputeti më i moshuar në parlament është lideri i demorkatëve opozitarë, Sali Berisha 81-vjeçar, Nëse ai refuzon, atëherë në vijim është demokrati tjetër, Tritan Shehu (76) dhe nëse edhe ai refuzon, atëherë nër adhë do të jetë socialisti Vasil Lajo (68), i cili për herë të parë ulet në parlament.

Në mbledhjen e aprë pas verifikimit të mandateve dhe dhënies së betimit, do të zgjidhet kryetari i parlamentit. Kandidat për kryetar mund të propozojnë së paku 15 deputetë, zgjedhet pa debat dhe me votim të fshehtë me shumicë votash.

Më se e sigurt është se socialistët për këtë funksion do ta propozojnë Elisa Spiropalin, e cila në krye të parlamentit ishte edhe në prëbërjen e kaluar, nga 30 korriku i vitit të kaluar, pasi që u tërhoq Lindita Nikolla, për shkaqe shëdnetësore.

Në zgjedhjet e 1-ta parlamentare, pas rënies së komunizmit, 83 mandate siguruan Partia socialiste, 50 koalicioni zgjehdor i kryesuar nga Partia demokratike, tre mandate Partia socialdemorkate, dy Partia e mundësive dhe nga një "Shqipëria mbetet" dhe Lëvizja "Së bashku". 

Nga 140 deputetë sa numëron parlamenti shqiptar, për herë të parë janë zgjedhur 72 prej tyre, sipas gjinisë 50 janë gra. ab/

Fotо: Begaj FB

QËNDRONI TË LIDHUR