• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

begaj në takimin me Shtajnmajer u angazhua për bashkëpunim të ngushtë rajonal ku e ardhmja evropiane do të jetë udhërrëfyese për të ardhme më të mirë të përbashkët

begaj në takimin me Shtajnmajer u angazhua për bashkëpunim të ngushtë rajonal ku e ardhmja evropiane do të jetë udhërrëfyese për të ardhme më të mirë të përbashkët

Tiranë, 19 qershor 2024 (MIA) - Bashkëpunimi bilateral, integrimi i Shqipërisë në bashkimin Evropian, ngjarjet në rajon, zbatimi i agjendës së Procesit të berlinit në Ballkanin Perëndimor, si dhe çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes ishin në fokus të bisedës mes presdientit shqiptar, Bajram Begaj dhe nikoqirit të tij, presidentit gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, lajmëroi ATSH.

Lidhur me ngjarjet në rajon, presidenti Begaj tha se roli dhe përkushtimi i Gjermanisë mbetet i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm për sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor në mënyrë që të mos ndikojnë apo ta kompromitojnë të ardhmen euroatlantike.

Në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ndikimit të aktorëve të tretë, presidenti Begaj vlerësoi se nevojitet "bashkëpunim i afërt rajonal ku e ardhmja evropiane do të jetë udhërrëfyese për të ardhmen e përbashkët në paqe, siguri dhe prosperitet".

"Procesi i Berlinit, mbetet mekanizëm inovativ dhe i pazëvendësueshëm për përforcim të bashkëpunimit, integrimit ekonomik të rajonit dhe integrimit me tregun e vetëm evropian, si dhe nxitje e fuqishme për procesin e integrimit në BE. E konfirmoj përkushtimin e plotë dhe të vazhdueshëm të Shqipërisë, ndaj kësaj nisme, dhe gjithsesi e çmoj përkushtimin e Gjermanisë", theksoi Begaj.

Shefi i shtetit shqiptar në këtë takim mori mbështetje të plotë dhe garancë se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe me këtë rast presidentit Shtjanmajer i shprehi "falënderim të sinqertë për mbështetjen e zëshme politike dhe publike, si dhe ndihmën e dhënë në këtë drejtim".

E transmetoi falënderimin e tij drejt presdientit Shtjanmajer për kontributin e tij në përforcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve-aleate të NATO-s të cilat ndajnë vlera të njejta evropiane ndërsa dy presidentët i vlerësuan si të shkëlqyeshme marrëdhëniet bilaterale.

Presidenti gjerman Shtajnmajer qëndroi për vizitë zyrtare në Shqipëri në dhjetor të vitit 2022. ab/

Foto: Kabineti i Begajt

QËNDRONI TË LIDHUR