• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Begaj me heshtje e miraton ligjin për punë të domosdoshme prej pesë vjetëve të studentëve të mjekësisë

Begaj me heshtje e miraton ligjin për punë të domosdoshme prej pesë vjetëve të studentëve të mjekësisë

Tiranë, 15 gusht 2023 (MIA) -  Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj aprovoi me heshtje ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë nga dy deri në pesë vite në spitalet publike pas përfundimit të fakultetit.

Të njëjtin aprovim Presidenti dha edhe për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore.   Gjeti rrugën e mesit, atë që Kushtetuta ia njeh kur presidenti i Republikës nuk është 100 për qind dakord me ligjet e ardhura nga Kuvendi.

Mes dekretimit dhe kthimit mbrapsht në Kuvend, Begaj zgjodhi të heshtë duke mos penguar gjithsesi hyrjen në fuqi të dy ligjeve shumë të debatuara, trajtimi special për studentët e mjekësisë dhe legalizimin e kanabisit mjekësor

Ndonëse është mjek në profesion dhe pavarësisht takimit që zhvilloi me studentët e mjekësisë, Kreu i Shtetit duket se nuk krijoi bindjen për ta kthyer për rishqyrtim ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë deri në pesë vjet në spitalet publike. 

Të njëjtin fat pati edhe legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Me heshtjen e tij, Begaj nuk pengoi ligjin e miratuar nga Parlamenti që bën Shqipërinë pjesë të atyre vendeve që do të lejojë kultivimin e bimës narkotike. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR