• e mërkurë, 17 korrik 2024

Begaj e uroi Erdoganin: Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të rritet edhe më tutje

Begaj e uroi Erdoganin: Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të rritet edhe më tutje

Tiranë, 29 maj 2023 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mbrëmë e uroi Rexhep Taip Erdoganin, i cili u rizgjodh president i Turqisë, funksion në të cilin gjendet që nga viti 2014. 

"Urime të përzemërta Rexhep Taip Erdogan për rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojë dhe do të rritet edhe më tutje", shkroi Begaj në rrjetet sociale. 

Më parë fitoren Erdoganit ia uroi edhe kryeministri Edi Rama.

"Urime për fitoren zotëri president", shkroi Rama në Fejsbuk.

Urime Erdoganit i dërguan edhe liderët e partive politike. fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR