• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Begaj: Arritje e merituar e Kosovës, dëshmi për përkushtimin ndaj vlerave evropiane

Begaj: Arritje e merituar e Kosovës, dëshmi për përkushtimin ndaj vlerave evropiane

Tiranë, 28 mars 2024 (MIA) - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur miratimin e raportit të Komisionit për politikë dhe demokraci të Këshillit të Evropës për Kosovën, me të cilën e sjell vendin një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, kjo është, arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës dhe e dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane.

"Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane", shkroi Begaj në platformën X.

Ky akt, i cili e afron Kosovën drejt anëtarësimit të plotë, është përshëndetur nga ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, si dhe liderët e partive politike.

"Urime për Kosovën për ftesën e dërguar nga komiteti politik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës", ka shkruar Hasani në postimin në platformën X.

Hasani vlerëson se ky hap i rëndësishëm vjen si rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të Kosovës ndaj vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

"Presim që sesioni i prillit i Asamblesë Parlamentare ta hapë rrugën e përfundimit të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës", thotë Hasani. rq/bsh/

Foto: Begaj FB

QËNDRONI TË LIDHUR