• e shtunë, 06 dhjetor 2025

BE vendosë sistem të ri nëpër kufij - do të vlejë edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut (PLT)

BE vendosë sistem të ri nëpër kufij - do të vlejë edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut (PLT)

Bruksel, 20 maj 2025 (MIA) - Përfaqësues të kryesisë polake me Këshillin e BE-së dhe të Parlamentit evropian arritën marrëveshje rreth Propozim-rregulaltivës për menaxhim me kufijtë, me çka do t'u mundësohet vendeve anëtare gradualisht të fillojnë ta vendosin Sistemin digjital për kontroll të hyrjeve dhe daljeve (EES) në kufijtë e jashtëm të Zonës së Shengenit.

"Falë kësaj marrëveshjeje, vendet anëtare do të mund ta shfrytëzojnë sistemin e ri për menaxhim me kufijtë me regjistrim të hyrjes dhe daljes në zonën e Shengenit të shtetasve të cilët nuk janë anëtare të BE-së. ky është lajm i mirë dhe do t'i mbështesë përpjekjet tona që t'i mbajmë të sigurtë kufijtë tanë", deklaroi ministri polak i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Tomash Siemoniak.

Përfaqësuesja e PE-së, eurodeputetja belge Asita Kanko vlerësoi se sistemi EES paraqet hap të rëndësishtëm drejt sigurimit të kufijve të jashtëm të BE-së dhe do t'u mundësojë udhëtarëve të cilët hyjnë legalisht në zonën e Shengenit të mos përballen me pengesa të panevojshme.

"Punuam në legjislaturën e re me shpejtësi maksimale dhe siguruam orar më real për fillim të EES-së, në mënyrë që të mundësojë sistemi të vendoset sa më parë. Tani u bëjmë thirrje vendeve anëtare t'i përfundojnë përgatitjet e veta dhe të konfirmojnë se janë të gatshme, në mënyrë që seriozisht të mund të fillojë vendosja e EES-së", tha Kanko.

ESS është sistem i cili në mënyrë digjitale do t'i evidentojë hyrjen dhe daljen në zonën e Shengenit të qytetarëve të vendeve të treta të cilëve nuk u nevojiten viza për periudhë të shkurtë deri 90 ditë në BE, prëfshirë edhe të shtetasve të Maqedonisë së Veriut.

Унгарија, од задутре, 15 јули, воведуваа нови ограничувачки мерки долж своите граници заради зголемените случаи на коронавирус во некои од земјите, јави шефот на кабинет на премиерот Виктор О

Sipas këtij sistemi të ri, nëpunësit kufitarë do t'i skanojnë shenjat e gishtërinjve të personave të cilët e kalojnë kufirin për herë të parë apo do t'i fotografojnë. Këto informata do të ruhen në datotekë digjitale, që do të mundësojë të dihet saktësisht se kush hynë në Zonën e Shengenit me pasaportë të huaj dhe kush qëndron më gjatë se 90 ditë të lejuara. 

"Falë këtij sistemi, vendet nga BE-ja në kohë reale do të kenëq asje drejt të dhënave personale të shtetasve të vendeve të treta, historinë e udhëtimit dhe informatat për atë nëse ata i përmbahen periudhës së miratuar të qëndrimit në zonën Shengen. Si rezultat i asaj, EES dukshëm do ta ulë mundësinë për mashtrim me identitet dhe tejkalim të qëndrimit të lejuar", informon Këshilli i BE-së.

Sipas planit për vendosje etapore të EES-së. vendet anëtare në muajin e parë pas fillimit të sistemit do të jenë të obliguara të regjistrojnë së paku 10 për qind të personave nga vende të treta të cilët e kalojnë kufirin. Plotësisht, në 60 ditët e para vendet anëtare do të mund ta përdorin ESS-në pa marrje të të dhënave biometrike.

Pas tre muajve, do të duhet të regjistrohen së paku 35 për qind e personave që e kalojnë kufirin, prëfshirë edhe me të dhlnat e tyre biometrike, ndërsa pas gjashtë muajve duhet të fillojë regjistrimi i të gjithë shtetasve të vendeve të treta që hyjnë apo dalin nga zona e Shengenit.

Европската унија планира да ги укине мерките за контрола на границата во Шенген зоната во наредните 30 дена, тврди германскиот весник „Ханделсблат“.

Gjatë kësaj periudhe tranzitore prej gjashtë muajve, policët kufitarë do të vazhdojnë të vendosin vula për hyrje dhe dalje në dokumentet e udhëtimit, ndërsa pas vendosjes së plotë të ESS-së, praktika e këtillë do të ndalet.

Data për fillim të periudhës provuese do të caktohet me vendim të posaçëm të Komisionti evropian, pas hyrjes në fuqi të Rregullativës.

Marrëveshja e arritur pas Rregulaltivës tani duhet të miratohet edhe formalisht nga Këshilli i BE-së dhe nga Parlamenti evropian, në pajtim me procedurat e tyre të brendshme.

Këshilli për drejtësi dhe punë të brendshme i BE-së që në tetor 2023 solli vendim për vendosje të plotë të sistemit EES nga fundi i vitit 2024. Por, meqenëse ky afat nuk mund të përmbushej, mes tjerash edhe për shkak të shqetësimit se fillimi i tij i plotë përnjëherë mund të paraqesë faktor rreziku për rezistencën e sistemit IT, Komisioni vitin e kalaur në tetor propozoi vendosje graduale të EES-së, për çka tani u dakorduan Këshilli dhe PE-ja. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR