• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE: Vazhdojmë të mbështesim popullin ukrainas në mbrojtjen e atdheut të tyre

BE: Vazhdojmë të mbështesim popullin ukrainas në mbrojtjen e atdheut të tyre

Bruksel, 23 shkurt 2024 (MIA) - Në prag të ditës që shënon përvjetorin e dytë tragjik të luftës së plotë agresive të Rusisë kundër shtetit ukrainas duke shkelur qartë të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së, Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar që gjithmonë të mbështesë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, sipas një deklarate të përbashkët nga kryetarët e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe të Parlamenti Evropian, Roberta Metsola, me rastin e dyvjetorit të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022. 

"Dy vjet dhunë, brutalitet, terror dhe shkatërrim. Nuk do ta harrojmë kurrë tronditjen fillestare të sulmit, tmerrin e ngjarjeve në Borodinka, Buça, Mariupol. Megjithatë, përkundër të gjitha krimeve dhe vuajtjeve të vazhdueshme që i janë shkaktuar në të gjithë vendin, Ukraina qëndron e vendosur. Populli heroik ukrainas demonstron qëndrueshmëri dhe vendosmëri në mbrojtjen e atdheut të tyre dhe në luftën për lirinë e tyre dhe vlerat tona të përbashkëta evropiane", thuhet në deklaratë, duke shtuar se agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës në të vërtetë filloi 10 vjet më parë me aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit. 

Presidentët e tre institucioneve kryesore të BE-së theksojnë se Rusia dhe udhëheqja e saj mbajnë përgjegjësinë e vetme për luftën, pasojat e saj globale, si dhe për krimet e rënda të kryera, me ç'rast Bashkimin mbetet i vendosur t'i mbajë ata përgjegjës, duke përfshirë edhe për veprën penale "agresion". 

"Ukraina përballet çdo ditë me sulme të vazhdueshme brutale dhe të paselektuara ndaj agresorit të saj. Më shumë se kurdoherë, ne mbetemi të bashkuar dhe të qëndrueshëm në premtimin tonë për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa duhet. Për popullin e Ukrainës, për paqen dhe sigurinë në Evropë dhe për mbizotërimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Bashkimi Evropian do të vazhdojë me mbështetjen e tij të fortë dhe të palëkundur politike, ushtarake, financiare, ekonomike, diplomatike dhe humanitare për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë veten, të mbrojë popullin e saj, qytetet e saj dhe infrastrukturën e saj kritike, të rivendosë integritetin e saj territorial, të kthejë mijëra fëmijë të dëbuar dhe t'i japë fund luftës", theksohet në deklaratën e përbashkët. 

 

Претседателот на Европскиот совет, Шарл Мишел најави дека и денеска, на вториот ден од самитот на Европскиот совет во Брисел, ќе се разговара за дијалогот меѓу Белград и Приштина, јави дописн

Mishel, Fon der Lajen dhe Mecola gjithashtu përkujtojnë se Bashkimi Evropian ka vendosur të hapë negociatat e aderimit me Ukrainën dhe të ndihmojë vendin në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE.

"E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian do të vazhdojë t'i sigurojë Ukrainës mbështetje financiare të rregullt dhe të parashikueshme. Paketa e ndihmës financiare prej 50 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027 do të ndihmojë Ukrainën të përmbushë nevojat e saj urgjente, të rindërtojë ekonominë dhe shoqërinë e saj, të modernizojë institucionet e saj dhe të konsolidojë demokracinë dhe sundimin e ligjit", theksojnë tre kryetarët e institucioneve evropiane. 

Ata theksojnë se BE do të vazhdojë përpjekjet e saj për të mbuluar nevojat urgjente ushtarake dhe të mbrojtjes së Ukrainës, duke përfshirë furnizimin me municion dhe raketa. Për këtë qëllim, BE ka ndërmarrë veprime të pashembullta për të rritur prodhimin e industrisë evropiane të mbrojtjes dhe do të vazhdojë të rrisë kapacitetet e saj, të cilat do të na lejojnë të forcojmë mbështetjen ushtarake të vendit, duke forcuar gatishmërinë e saj të mbrojtjes dhe sovranitetin. 

"Po punojmë gjithashtu për detyrimet e ardhshme të sigurisë që do të ndihmojnë Ukrainën të mbrojë veten, t'i rezistojë përpjekjeve të destabilizimit dhe të parandalojë aktet e agresionit në të ardhmen", shtohet në deklaratën. 

 

Градоначалникот на Киев, Виталиј Кличко изјави дека повлекувањето на руските сили не значи дека се откажале од заземање на главниот град на Украина

Mishel, Fon der Lajen dhe Mecola theksojnë se Rusia dhe udhëheqësit e saj do të paguajnë një çmim gjithnjë e më të madh për veprimet e tyre.

"Së bashku me partnerët tanë, kemi vendosur sanksione të papara kundër Rusisë dhe atyre që janë bashkëpunëtorë në luftë dhe ne mbetemi të gatshëm të rrisim presionin ndaj Rusisë për të kufizuar aftësinë e saj për të bërë luftë. Gjithashtu kemi ndërmarrë hapat e parë konkretë drejt kanalizimit të të ardhurave të jashtëzakonshme që rrjedhin nga fondet e bllokuara të Rusisë për të mbështetur Ukrainën. Do të vazhdojmë veprimet tona të synuara për të izoluar më tej Rusinë në forumet ndërkombëtare", theksohet në deklaratën e përbashkët. 

 Në tekstin theksohet se BE është e angazhuar për të arritur paqe të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Ukrainë të bazuar në parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare dhe mbështet të gjitha përpjekjet për të mbajtur një Samit global të paqes me mbështetjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare.

Sot, flamujt tanë do të valëviten krah për krah si simbol i solidaritetit, përkushtimit dhe vendosmërisë sonë, shtuan në deklaratën e përbashkët kryetarët e Këshillit të BE-së, Mishel, KE-së, Fon der Lajen dhe të Parlamentit Evropian, Mecola, me rastin e dy vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës .

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR