• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE: Sulme ndaj paqeruajtësve të KB-së është shkelje e së drejtës ndërkombëtare

BE: Sulme ndaj paqeruajtësve të KB-së është shkelje e së drejtës ndërkombëtare

Bruksel, 30 tetor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian dënoi sulmin e djeshëm me raketa ndaj pjesëtarëve të Misionit të KB-së në Liban (UNIFIL), me siguri të kryer nga lëvizja Hezbollah ose ndonjë grup militant i lidhur me të, me ç'rast u plagosën tetë paqeruajtës austriakë.

"Sulmet ndaj paqeruajtësve të KB-së paraqesin shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe janë krejtësisht të papranueshme", thuhet në deklaratën me shkrim të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrel, të dërguar në emër të Bashkimit Evropian.

Në deklaratë shtohet se BE-ja e përsërit thirrjen e saj për të gjitha palët që të respektojnë plotësisht detyrimet e tyre për të garantuar sigurinë e personelit të KB-së në çdo kohë.

"BE rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për rolin e UNIFIL-it", shtoi Borrel në deklaratë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR