• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE: Reformat gjyqësore në Izrael duhet ta ruajnë pavarësinë e gjykatave

BE: Reformat gjyqësore në Izrael duhet ta ruajnë pavarësinë e gjykatave

Bruksel, 26 korrik 2023 (MIA) - Zbatimi i reformave gjyqësore dhe shtrirja e tyre janë në kompetenca të vetë izraelitëve, por me rëndësi është me atë rast të ruhen vlerat themelore mbi të cilat shtrihet partneriteti mes BE-së dhe Izraelit, ndërkaq të cilat prëfshijnë edhe ndarje të pushtetit dhe sundim të së drejtës, element thelbësor i të cilit është gjyqësia e pavarur, kumtoi sot Shërbimi evropian për punë të jashtme (EEAS).

"Bashkimi Evropian i bën thirrje Qeverisë izraelite të vazhdojë të kërkojë konsensus të gjerë dhe të synojë drejt procesit inkluziv. me rëndësi është të arrihet kompromisi i cili do të ishte i pranueshëm për qytetarët izraelitë dhe partitë politike", ceket në kumtesë.

EEAS thekson se BE-ja me kujdes dhe me shqetësim i ndjekë ngjarjet në Izrael lidhur me reformat gjyqësore.

"Debatet rrjedhëse dhe protestat janë shenjë se një pjesë e konsiderueshme e populaltës izraelite është e shqetësuar për reformat dhe se Izraeli është demokraci energjike", shtohet në kumtesë.

Izraeli po përballet me protesta masive të inicuara nga pakoja kontestuese e ligjeve për reforma në gjyqësi, nga të cilat i pari u miratua të hënën dhe me të cilin kufizohen autorizimet e Gjykatës supreme.

Protestat filluan në fillim të janarit menjëherë sapo Qeveria e kryeministrit Benjamin netanjahu e publikoi planin e reformave, ndaj të cilit vërejtje bëri edhe aleatja më e afërt e Izraelit, SHBA-ja.

Sipas kundërshtarëve të reformave të propozuara, Qeveria, të cilën e përbëjnë partia konservatore Likud e Netanjahut dhe disa parti më të vogla ultranacionaliste dhe ultraortodokse hebraike, me ndryshimet ligjore po tenton ta përforcojë kontrollin ndaj sistemit të jurisprudencës. ab/

Foto: ЕЕАS

QËNDRONI TË LIDHUR