• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE mobilizon ndihmë për ballafaqim me përmbytjet në Gjermani dhe Francë

BE mobilizon ndihmë për ballafaqim me përmbytjet në Gjermani dhe Francë

Bruksel, 3 janar 2024 (MIA) - Në kuadër të Mekanizmit të vet për mbrojtje civile, BE-ja organizon dërgimin e ndihmës në rajonet e përfshira me përmbytjet në Gjermani dhe Francë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Të reshurat e mëdha që këto ditë i kanë përfshirë disa pjesë të Evropës perëndimore dhe qendrore, shkaktuan derdhje të lumenjve dhe përmbytje në krahinat gjermane Saksonia e Poshtme dhe Tiringia dhe në rajonet veriore franceze Nord dhe Pa de Kale.

Si pjesë e aktiviteteve të BE-së, në Gjermani tashmë kanë shkuar ekspertë francezë për vendosjen e barrierave për pengimin e përmbytjeve me 16 automjete, ndërsa në Francë janë dërguar module për pompimin e ujit nga Holanda, Çekia dhe Sllovakia.

Në mënyrë shtesë, në rast të nevojës, ndihmë kanë ofruar edhe Austria, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria dhe Suedia.

Eurokomisari për menaxhim me kriza, Janez Lenarçiç dërgoi falënderim deri te të gjitha vendet që shpejtë e kanë ofruar përkrahjen e tyre, duke theksuar se kjo tregon se solidariteti i BE-së nuk vihet në dyshim.

"Ndihma e shpejtë dhe e vendosur përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së për rajonet e goditura nga përmbytjet në Gjermani dhe Francë edhe një herë e dëshmoi fuqinë e unitetit", deklaroi Lenarçiç. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR