• e martë, 24 dhjetor 2024

BE mendon për pothuaj 300 projekte të reja për zhvillim ushtarak, sigurohen 1,1 miliardë euro

BE mendon për pothuaj 300 projekte të reja për zhvillim ushtarak, sigurohen 1,1 miliardë euro

Bruksel, 7 nëntor 2024 (MIA) - Fondi Evropian për mbrojtje sot kumtoi se këtë vit ka marrë 298 propozime të reja për zhvillimin e fondeve me aplikim ushtarak. Fondi vëren se ky është numri më i madh i projekteve që janë pranuar në tre vitet e fundit.

Janë parashikuar 1,1 miliardë euro nga mjetet e BE-së për të mbështetur zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të autoblindave ushtarakë për këmbësori, kundërmasave kundër raketave hipersonike dhe llojeve të ndryshme të sistemeve ajrore dhe tokësore.

Mes projekteve të mbështetura do të jenë hulumtimet për teknologjinë autonome për pastrimin e minave, për komunikime të sigurta hapësinore dhe për gjeneratat e reja të helikopterëve dhe aeroplanëve transportues me madhësi mesatare.

Komisioni Evropian do të vlerësojë projektet e propozuara sipas arritjeve shkencore. "Komisioni do të përdor edhe mendimin e ekspertëve të pavarur përpara se t'i publikojë vendimet e tij në maj të vitit të ardhshëm”, thuhet në kumtesë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR