• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE: Këtë vit do të ketë marrëveshje për miratimin e ligjit të parë për inteligjencën artificiale

BE: Këtë vit do të ketë marrëveshje për miratimin e ligjit të parë për inteligjencën artificiale

Bruksel, 30 prill 2023 (MIA)  - Bashkimi Evropian këtë vit me siguri do të arrijë marrëveshje e cila do ta hapë rrugën e miratimit të ligjit të parë të madh për inteligjencë artificiale, deklaroi nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian e angazhuar për Çështje teknike, Margret Vestager.

"Nuk kishte arsye për mëdyshje dhe ta presim vendosjen e ligjit. Kjo është e domosdoshme që të përshpejtohet vendosja e ndryshimeve të domosdoshme në të gjitha sistemet ku inteligjenca artificiale do të ketë ndikim të madh", deklaroi ajo.

Vestager midis tjerash potencoi se do të vihet shënimi i obligueshëm i fotografive të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

Të enjten, deputetët e Parlamentit Evropian arritën marrëveshje preliminare për ndërmjetësim në projektligjin për Komitetin për Inteligjencë artificiale, i cili do të votojë për të më 11 maj.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR