• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE e ftoi Izraelin të bisedojë për ofensivën në Gazë

BE e ftoi Izraelin të bisedojë për ofensivën në Gazë

Bruksel, 5 qershor 2024 (MIA) - Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Zhozep Borell, deklaroi se zyrtarisht e ka ftuar kryediplomatin izraelit në një takim për të diskutuar për lidhjet gjatë konfliktit në Gazë. Në BE javën e kaluar u dakorduan të kërkojnë nga ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Izrael Kac, një takim të posaçëm sipas marrëveshjes midis dy palëve që lidh të drejtat me lidhjet tregtare.

Borell tha në atë kohë se donte të ushtronte presion mbi Izraelin për situatën e rëndë në Gazë, respektimin e tij të të drejtave të njeriut dhe vendimin e gjykatës më të lartë të OKB-së për të ndalur ofensivën në Rafah.

Tani i takon Izraelit të pranojë ftesën, raportojnë mediat e Brukselit. Përfaqësuesit zyrtarë të BE-së pranojnë se qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu me shumë gjasa do të vonojë çdo përgjigje ndërsa vazhdon të zhvillojë luftën e saj në Gazë.

Spanja dhe Irlanda, të cilat javën e kaluar njohën shtetin palestinez, i kërkuan BE-së të rishikojë marrëveshjen e asocimit tregtar për shkak të ofensivës së Izraelit në Gazë. ls/

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR