• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE: Do ta rrisim financimin për luftën kundër urrejtjes ndaj hebrenjve dhe myslimanëve

BE: Do ta rrisim financimin për luftën kundër urrejtjes ndaj hebrenjve dhe myslimanëve

Bruksel, 6 dhjetor 2023 (MIA)- Komisioni Evropian sot njoftoi se do t'i rrisë fondet për mbrojtjen e njerëzve dhe hapësirës publike, veçanërisht në vendet hebraike për shërbime fetare, për shkak të rritjes së antesemitizmit dhe do ta forcojë luftën kundër krimeve nga urrejtja ndaj hebrenjëve dhe myslimanëve.

Programi PROTECT do të përforcohet vitin e ardhshëm me financim shtesë për mbrojtjen e hapësirave publike dhe vendeve të kultit të të gjitha besimeve, duke përfshirë edhe rritjen prej pesë milionë eurove për ballafaqimin me kërcënimet që lindin nga rritja e antisemitizmit.

"Duhet të qëndrojmë kundër antisemitizmit dhe urrejtjes antimyslimane saherë që hasim në të", tha kryetarja e Komisionit, Ursula fon der Lajen. Komisioni, poashtu, paralajmëroi se do të përpiqet ta kompletojë Kodin e sjelljes së përforcuar për të luftuar gjuhën e paligjshme të urrejtjes në internet para shkurtit të vitit 2024 dhe për të forcuar bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile, ekseprtët dhe organet publike për zbulimin e gjuhës së urrejtjes.

Komisioni do ta mbështesë edhe trajnimin e gazetarëve për respektimin e standardeve mediatike dhe njohjen e gjuhës së urrejtjes, kurse do të fillojë edhe projekti drejt promovimit të gjithëpërfshirjes dhe dallimeve në arsim, kulturë dhe sport . Mbështetja për shërbimet e kontrollit të fakteve në BE-së dhe në botën arabe gjithashtu do të rritet.

BE-ja,poashtu, do ta forcojë mbështetjen e personave të cilët kryejnë kontrolle të fakteve, si në BE, ashtu edhe në zonat ku flitet gjuha arabe.ss/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR