• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE dhe Shtëpia e Bardhë e dënuan sulmin rus në rajonin e Hersonit

BE dhe Shtëpia e Bardhë e dënuan sulmin rus në rajonin e Hersonit

Kiev, 5 tetor 2023 (MIA) – Sulmi i sotëm rus me raketa në fshatin Hrozë, rajoni i Hersonit ku humbën jetën 51 persona e kanë dënuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtëpia e Bardhë.

"Me këtë sulm të përgjakshëm mbi fshatin Hrozë, dhuna ruse arriti një nivel të ri dhe akoma më të keq. Sulmet e qëllimshme ndaj civilëve janë krime lufte... Liderët rusë, komandantët, kryerësit dhe bashkëpjesëmarrësit e këtyre krimeve duhet të mbajnë përgjegjësi", deklaroi shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Zhosep Borel.

Shtëpia e Bardhë e vlerësoi sulmin rus si "të frikshëm".

“Duhet të vazhdojmë të mbështesim popullin ukrainas, sepse jeton çdo ditë në një realitet të tmerrshëm”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Në rajonin e Hersonit nga nesër është shpallur tre ditë zie.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski pas sulmit përsëri kërkoi prej vendeve perëndimore të furnizojnë sisteme për mbrojtje kundërajrore.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR