BE dëshiron marrëdhënie të qëndrueshme dhe të dobishme reciproke me Kinën, Pekini kërkon nga Brukseli që së bashku t'u përgjigjen sfidave globale
- Bashkimi Evropian dëshiron "qëndrueshmëri dhe marrëdhënie me përfitim reciprok" me Kinën, theksoi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel në Samitin BE-Kinë e cila mbahet sot në Pekin.
- Post By Fami Bajrami
- 09:34, 7 dhjetor, 2023
Pekin, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian dëshiron "qëndrueshmëri dhe marrëdhënie me përfitim reciprok" me Kinën, theksoi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel në Samitin BE-Kinë e cila mbahet sot në Pekin.
Ai bëri thirrjen e tij në mes të një rritje të ndjeshme të mosbalancimit tregtar dypalësh në favor të Kinës.
"Plotësisht natyrshëm, sot do t'i mbështesim vlerat tona evropiane, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe demokracinë", shtoi Mishel.
Presidenti kinez Si Xhinping nga ana e tij paralajmëroi bashkëpunim me BE-në që të arrijnë qëllimet e përbashkëta.
"Patjetër, duhet t'i përgjigjemi së bashku sfidave dhe të punojmë së bashku për të kontribuuar në stabilitetin dhe prosperitetin në mbarë botën", bëri thirrje ai.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Usurla Fon der Lajen kërkon nga Brukseli dhe Pekini t'i kushtojnë kujdes "mosbalancimit dhe dallimeve" mes tyre.
"Kina është partneri më i madh tregtar i BE-së. Megjithatë, ekziston jobaraspeshë dhe dallim që duhet t'i zgjidhim", tha Fon der Lajen.
Sipas të dhënave të tyre, deficiti tregtari i BE-së me Kinën është dyfishuar për dy vite dhe ka arritur 390 miliardë euro vitin e kaluar.
Brukseli dhe Pekini kanë rivendosur kontakte diplomatike pas pandemisë së re të koronavirusit. Ky është samiti i parë BE-Kinë i drejtpërdrejtë për më shumë se katër vite. rq/
Foto: arkivi i MIA-s